Shpërndaje:

Mançevski pjesë e Samitit të partneritetit të hapur qeveritar në Kanada. Maqedonia Veriore shënon nota pozitive në implementimin e masave të qeverisë së hapur ndaj qytetarëve

Otavë, 31 maj 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski mori pjesë në Samitin global të partneritit të hapur qeveritar i cili u mbajt në Otavë të Kanadasë.

Ministi Mançevski mbajti fjalimin e tij në panelin e diskutimit të titulluar: “OGP in the Eastern Partnership and Western Balkans: Raising Collective Ambition“, duke iu referuar çështjeve lidhur me aktivitetet të cilat i ndërmerr Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të realizimit të masave të Partneritetit të hapur qeveritar. Ai, gjithashtu foli edhe për procesin e reformave ekonomike dhe politike, pastaj të planeve të ardhshme dhe sfidave në këtë drejtim.

,,Në më pak se dy vite, Qeveria nëpërmjet konceptit të transparencës, hapjes dhe llogaridhënies arriti t’i afrojë institucionet tek qytetarët. Ata janë të përfshirë në procesin e krijimit të të gjitha politikave qytetare, si mënyrë e vetme që të kemi politika, ligje, strategji të cilat i përgjigjen interesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve”, tha ministri Mançevski.

Mançevski potencoi rëndësinë e ekzistimit të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve që arrihet nëpërmjet transparencës aktive dhe hapjes së të dhënave.

,,Me këtë qëllim e hapëm dhe portalin e ri të të dhënave të hapura. Numri i seteve të të dhënave të disponueshme aktualisht është 200 prej më tepër se 45 institucione. Kjo është shumë më tepër se sa ishte paraparë në Planin aksional. Në institucione po rritet ndërgjegjja e rëndësisë së të dhënave të hapura, ndërsa shoqëria e biznesit, mediat, organizatat qytetare gjithnjë e më shumë i shfrytëzojnë këto të dhëna që është edhe qëllimi bazë i publikimit të tyre. Qasja jonë është hapja e të gjitha të dhënave, me përjashtim vetëm të atyre të dhënave të cilat i takojnë sigurisë nacionale”, theksoi Mançevski.

Pyetjes: ,,Si ta mbajnë qeveritë angazhimin e qytetarëve lidhur me reformat e domosdoshme, por shpesh reforma të dhimbshme të cilat mund të zgjasin para se të shfaqen rezultatet e dukshme?”, Ministri Mançevski iu përgjigj:

,,Ky koncept kontribuoi shumë në transformimin e vendit nga një shtet i robëruar (siç është shënuar në raportin e Komisionit evropian për vendin) në shembullin e vërtetë progresiv dhe të hapur jo vetëm për Ballkanin por edhe mbarë botën. Këto parime e drejtuan rrugën e reformave dhe mënyrën sipas së cilës kjo qeveri e praktikon pushtetin. Kjo do të thotë se ekziston vullnet i fortë politik për vendosjen e reformave të cilat në kontinuitet i hapin institucionet dhe i transformojnë në shërbim të vërtetë për qytetarët”.

Krahas ministrit Mançevski, mes tjerëve, fjalime të tyre kishin edhe Eduard Agaxhanian – shef i kabinetit të kryeministrit të Ermenisë, Elena Beradze – zëvendësudhëheqëse e agjencisë së administratës së Gruzisë, përfaqësues të lartë të Institutit të Gruzisë për zhvillimin e lirisë së të shprehurit si dhe Transparency Interantional i Ukrainës.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form