Shpërndaje:

Punëtori rajonale evropiane me temë ,,Strategjitë nacionale për sigurinë kibernetike”

Më 26-28 qershor 2019-të, Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës do të jetë nikoqir i Punëtorisë Rajonale Evropiane me temë ,,Strategjitë nacionale për sigurinë kibernetike”, organizuar nga   Strategjitë nacionale për sigurinë kibernetike (International Telecommunication Union), në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF).

Ngjarja do të mbahet në Klubin e deputetëve në Shkup, prej 26 – 28 qershor 2019-të.

Punëtoria do të mbahet në suaza të iniciativës rajonale të Bashkimit ndërkombëtar të telekomunikacionit, ndërsa ka për qëllim rishqyrtimin e strategjive nacionale të sigurisë kibernetike si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira rajonale dhe studimit të rasteve.

Pas mbajtjes së punëtorisë do të përgatitet raport mbi vlerësimin i cili do t’i përmbajë konstatimet kyçe dhe rekomandimet për vendosjen ose avancimin e Strategjisë nacionale të sigurisë kibernetike ekzistuese të secilës pjesëmarrëse të ekonomisë.

Duke pasur parasysh procesin e integrimit të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, theks i veçantë do të vendoset në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, ndërsa rezultatet e kësaj ngjarjeje njëkohësisht do të kontribuojnë edhe në Planin shumëvjeçar për integrim digjital 2018 – 2020.

Të gjitha informacionet e duhura rreth kësaj ngjarjeje, agjendën dhe informacionet për regjistrim mund t’i gjeni në web-faqen e Bashkimit ndërkombëtar të telekomunikacionit https://www.itu.int/en/ITU-D/Regional-Presence/Europe/Pages/Events/2019/NCS/NationalCybersecurityStrategies.aspx.

Ju lutemi, pjesëmarrjen tuaj mund ta paraqisni në linkun në vijim:,

http://www.itu.int/go/regitud më së voni deri më 20 qershor 2019-të.

Punëtoria do të zhvillohet në gjuhën angleze.

*Shënim: Vendet për këtë ngjarje janë të limituara. Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të kryhet nga ana e organizatorit.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form