Shpërndaje:

Qeveria aprovoi informacionin e SHMIA-së mbi hartimin e institucioneve publike dhe lokacioneve për qasje në WI-FI pa pagesë

Shkup, 5 korrik 2019

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës vazhdon me realizimin e masave të krijuara në Planin nacional operativ broadband.

Me atë qëllim, në seancën e fundit qeveritare u aprovua informacioni i SHMIA-së për hartimin e institucioneve publike dhe lokacioneve për qasje në WI-FI pa pagesë.

Duke pasur parasysh se përgatitja e Studimit të realizueshëm (fizibilitetit) për ndërtimin e Rrjetit nacional transportues të fibrave optike duhet të fillojë në tetor të vitit 2019 në bashkëpunim me Bankën botërore, dhe se ky rrjet duhet të lidhë institucionet publike dhe lokacionet e komunave për qasje pa pagesë në Wi-Fi për qytetarët, është me rëndësi të madhe që institucionet publike dhe vetëqeveritë lokale të japin informacion te Transmetimi radiodifuziv në lidhje me telekomunikacionin (hapësinor dhe të planifikuar), si dhe për qasje pa pagesë në Wi-Fi internet për lokacionet, sa më shpejt të jetë e mundur.

Për më tepër, Transmetimi radiodifuziv duhet të sigurojë listë të institucioneve publike që do lidhen në nyjet rrjetore të Rrjetit nacional transportues të fibrave optike dhe listë të lokacioneve, në të cilët do të sigurohet qasje pa pagesë në WI-FI internet për komunat, parqet, etj., të cilët do të ishin të lidhur në nyjet rrjetore të rrjetit të fibrave optik.

Ky informacion ka të bëjë me institucionet publike siç janë: institucionet arsimore, shkollat, universitetet, bibliotekat, qendrat kërkimore, institucionet shëndetësore, ministritë, gjykatat, objektet financiare, vetëqeverisjet lokale, autoritetet dhe organet e tjera shtetërore.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form