Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar mbajnë punëtori të ekspertëve për sigurinë kibernetike

Shkup, 11 korrik 2019

Në kuadër të bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e sigurisë kibernetike, në Shkup sot mbahet punëtoria njëditore e ekspertëve për sigurinë kibernetike. Qëllimi i kësaj punëtorie është vendosja e iniciativave konkrete për mbështetjen e procesit të ndërtimin të kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe përforcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ngjarja u hap nga ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rejçel Gallovej.

Në kohën e mbajtjes së punëtorisë, delegacioni nga Maqedonia e Veriut theksoi qëllimet strategjike dhe aktivitetet e ndërmarrura në nivel kombëtar, në drejtim të përforcimit të kapaciteteve në siguri kibernetike. Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar ndau praktikat më të mira, si dhe masat konkrete për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut përgjatë implementimit të aktiviteteve prioritare nga Plani aksional për Siguri kibernetike përgjatë viteve 2018-2022.

Rreth kësaj, ministri Mançevski theksoi: “Republika e Maqedonisë së Veriut punon aktivisht në avancimin e kapaciteteve për siguri kibernetike në nivel kombëtar. Me vendosjen e një vizioni strategjik dhe aktivitete praktike për zbatimin e veprimeve të përcaktuara, vazhdojmë të ecim rrugën drejt ndërtimit të një hapësire kibernetike të hapur, të sigurt dhe të mbrojtur.

Duke e pasur parasysh rolin e të gjithë palëve të interesuara në sigurinë kibernetike dhe përfshirjen e tyre në procesin e zbatimit të Strategjisë, Maqedonia e Veriut potencoi përpjekjet për transparencë përmes bashkëpunimit me të gjithë sektorët e shoqërisë. Vullneti dhe gatishmëria jonë për ndërtim të kapaciteteve u mbështet përmes një bashkëpunimi të fuqishëm me partnerët ndërkombëtarë. Kështu, për kënaqësinë tonë të madhe sot jemi nikoqir i kësaj punëtorie ekspertësh, ku mund t’i mësojmë praktikat më të mira nga ekspertët e Mbretërisë së Bashkuar, që në mënyrë jovetjake ndajnë përvojat dhe ekspertizën e tyre.

Fokusi i Strategjisë nacionale dhe Planit aksional për Siguri kibernetike përgjatë viteve 2018-2022 është për bartje të vendimeve strategjike, zbatim të aktiviteteve në nivel operativ, poashtu identifikim dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike informatike. Pikërisht në këto dy sfera, Mbretëria e Bashkuar është e mirënjohur për përvojën dhe njohurinë e saj dhe shpresoj që ngjarja e sotme do të rezultojë me mjete konkrete për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut”, tha ministri Mançevski.

“Kjo ngjarje shënon një hap tjetër të rëndësishëm në bashkëpunimin tonë të ndërsjelltë gjithnjë në rritje, në një zonë që është aktuale, komplekse dhe vazhdimisht në zhvillim. Maqedonia e Veriut, së bashku me fqinjët e saj, është në ballë të sigurisë euroatlantike, si gjeografikisht ashtu edhe në hapësirën digjitale. Përderisa Maqedonia e Veriut po afrohet drejt anëtarësimit në NATO, çdo ditë që kalon rëndësia e përforcimit të mbrojtjes së vijës së frontit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme dhe do të vazhdojë të jetë e rëndësishme në vitet që vijnë. Ndërtimi i kapaciteteve dhe aftësive efektive kibernetike është pjesë kyçe e gatishmërisë për hyrje në NATO dhe Mbretëria e Bashkuar qëndron duke ju mbështetur në këtë përgatitje. Sot, ekspertë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të punojnë me ju për të ndarë praktikat më të mira dhe për të identifikuar sfidat, mundësitë dhe hapat e ardhshme në rrugën tuaj për një mjedis më të sigurt kibernetik. Siguria kibernetike nuk është një zonë që duhet të veprojë në izolim. Përkundrazi, ajo është pjesë e një përpjekjeje më të gjërë për të mbrojtur qeveritë dhe qytetarët nga një seri kërcënimesh hibride. Prandaj, duhet një qasje e koordinuar dhe e bashkuar e qeverisë për të trajtuar në mënyrë efektive këto kërcënime. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me ju për tu siguruar një hapësirë më e sigurt dhe më e mbrojtur në internet për të gjithë rajonin, kontinentin Evropian dhe gjithë botën", përfundoi ambasadorja Gallovej.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form