Shpërndaje:

MSHIA dhe Zyra për teknologji informatike dhe menaxhim elektronik në Qeverinë e Republikës së Serbisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Shkup, 19 korrik 2019

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës dhe Zyra për teknologji informatike dhe menaxhim elektronik në Qeverinë e Republikës së Serbisë sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski iu referua rëndësisë së transformimit digjital për përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve, përmes mjeteve të thjeshta të qasjes në shërbimet e nevojshme për ta.

“Përpjekjet e Qeverisë për transparencë, efikasitet në ofrimin e shërbimeve dhe llogaridhënies gjatë punës në institute janë arsyeja për çka sollëm vendim se është e domosdoshme ndryshimi i veb faqeve të Qeverisë dhe të gjithë ministrive. Në këtë mënyrë edhe realizojmë masën për të cilën jemi obliguar në Strategjinë për reformë të administratës publike, kurse ajo është përmirësim i qasjes së instituteve për të gjithë qytetarët”, theksoi ministri Mançevski.

Ashtu siç theksoi ai, veb faqet e instituteve janë me qasje të vjetruar të dizajnit, fokusohen vetëm në lajme dhe njoftime, ndërsa nuk janë të orientuara drejt shërbimit, gjegjësisht ofrojnë shumë pak shërbime për qytetarët. Më së shpeshti nuk i përmbushin standardet e mjaftueshme për siguri, nuk janë me qasje për personat me aftësi të kufizuara fizike, nuk lejojnë avancim dhe ridizajnim më serioz.

Qëllimi që duhet arrirë është që veb faqet e reja të jenë të orientuara drejt shërbimit dhe të fokusuara në informimin e qytetarëve për punën e instituteve, por edhe në zmadhimin e transparencës përmes publikimit aktiv të dokumenteve strategjike dhe informacioneve të natyrës publike. Kjo do të thotë se veb faqet do jenë një vend ku para së gjithash qytetarët nuk do të informohen për aktivitetet e ministrave, siç është rasti tani, mirëpo do marrin informacione për shërbimet që ju duhen.

Gjatë këtij procesi hasëm në mbështetjen e Republikës së Serbisë, përkatësisht atë të Zyrës për teknologji informatike dhe menaxhim elektronik, që po kalojnë përgjatë procesit të ngjashëm të transformimit të veb faqeve. Memorandumin për bashkëpunim që sot po e nënshkruajmë, ka për qëllim shkëmbimin e njohurive dhe prezantimin e konceptit të tyre. Qëllimi përfundimtar është që përmes mësimit nga përvoja e tyre, ne të krijojmë veb faqe që do i përgjigjen plotësisht nevojave të qytetarëve tanë”, informoi ministri Mançevski.

Drejtori i Zyrës për teknologji informatike dhe menaxhim elektronik, Mihailo Jovanoviq, tha:

“Shkëmbimi i njohurive, ideve dhe përvojave, por edhe lidhja rajonale dhe mundësimi i shërbimeve elektronike brenda në rajon, është me rëndësi të pakrahasueshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të Ballkanit perëndimor,. Në kulmin e revolucionit të katërt industrial, tërë rajoni ka mundësi që, nëse jemi të zgjuar, të arsyeshëm dhe të dedikuar, ta kompenzojmë të lëshuarën, dhe bazuar në inovacionet, njohurinë dhe zbatimin e teknologjive të reja, të krijojmë të ardhme më të mirë”.

Jovanoviq shtoi se Memorandumi për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e transformimit digjital, që u nënshkrua sot, është rezultat i bashkëpunimit të mirë mes kryeministrave të Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ana Bërnabiq dhe Zoran Zaev nga njëra anë, dhe rezultatet e qarta të Qeverisë së Serbisë në fushën e digjitalizimit të administratës publike dhe inicimi i projektit “Serbija digjitalizon”, nga ana tjetër.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form