Shpërndaje:

PYETJET MË TË SHPESHTA

 


 

Çka është vlerësimi?

Vlerësimi është proces i përcaktimit, përkatësisht vlerësimi i vlerës së tregut të lëndës të vlerësimit nga ana e vlerësuesit të autorizuar, në raste të përcaktuara me Ligj ose me kërkesë të personit të interesuar - porositës. 

 

Kur kryhet vlerësimi?

Në bazë të Ligjit për vlerësim, vlerësimi bëhet në këto raste: 

 

  1. bartjen e së drejtës së pronësisë,
  2. përcaktimin e vlerës së kapitalit në rastet në të cilat vjen te ndryshimi i vlerës dhe strukturës së kapitalit dhe gjatë ndryshimeve statusore,
  3. procedurën për falimentim dhe likuidim,
  4. gjatë financimit dhe ngritjes së kredisë hipotekare dhe të kredisë peng,
  5. përmbushjen e kërkesave,
  6. procedurën për shpronësim, 
  7. tatim mbi tatimin në pronë,
  8. konsultim për investime dhe 
  9. në raste tjera të parapara me ligj.

 

 

Kush mund ta kryejë vlerësimin?
 

  1. Person fizik - tregtar individual i cilli është i regjistruar në pajtueshmëri me Ligjin për shoqëri tregtarë për kryerje të vlerësimit dhe i është dhënë licenca për vlerësim dhe është i regjistruar në regjistrin përkatës për vlerësuesit e autorizuar
  2. Shoqëria për vlerësim e regjistruar në përputhje me LIgjin për shoqëri tregtare për kryerje të vlerësimit dhe ka licencë për vlerësim dhe është e regjistruar në regjistrin përkatës për vlerësuesit e autorizuar

 

Si të bëhem vlerësues? 

Për tu bërë vlerësues së pari duhet t'i përmbushni kushtet për t'u paraqitur në trajnimin fillestar, të cilat sipas Ligjit janë:

 

  1. të jesh shtetas i Republikës së Maqedosnisë,
  2. të ketë vendbanim në Republikën e Maqedonisë,
  3. të ketë arsim të lartë  (diplomë me arsim të lartë të kryer katërvjeçar ose diplomë prej 300 kredive sipas sistemit evropian për transfer të kredive (SETK)),
  4.  dëshmi për më së paku pesë vite përvojë pune në lëminë e vlerësimit ose në lëminë e Teknologjisë inoformatike.

 

Përderisa i plotësoni kushtet për vlerësues në lëminë e përkatëse, paraqiteni në shpalljen për trajnim të cilin e shpall Dhoma e vlerësuesve, duke i dorëzuar dokumentet e duhura në përputhje me shpalljen. Pasi ta kryeni trjanimin ju pajiseni me çertifikatë për trajnim fillestar. Pastaj, duhet të aplikoni në shpalljen për provimin e parë profesional të cilën e publikon ministria përgjegjëse për lëminë përkatëse për vlerësim. Me dhënien e provimit profesional, ju pajiseni me çertifikatë për dhënien e provimit të parë profesional.

Çertifikatën për provimin e dhënë duhet ta shfrytëzoni në afat prej një viti për t’u punësuar tek personi juridik i regjistruar për vlerësim apo të hapni biznesin tuaj dhe të bëheni tregtar individual. Me këtë, ju si tregtar individual ose në kompaninë ku ju jeni të punësuar si vlerësues, parashtron kërkesë deri te ministria përkatëse në varësi të lëmia për të cilën e keni dhënë provimin profesional dhe ministria lëshon Licencë. Pasi ta merrni licencën në pajtim me ligjin, ju bëheni vlerësues dhe mund të kryeni vlerësim.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë është kompetente për vlerësimin nga lëmia e teknologjisë informatike dhe në "web" lokacionin e saj, në pjesën Dokumente/Ligje, mund të gjeni Metodologjinë për vlerësim të vlerës në teknologjisë informatike. Në pjesën e TI vlerësuesve/Dokumente, pranë Metodologjisë, mund t’i gjeni edhe dokumentet vijuese: Programi për trajnimin e parë fillestar për vlerësues të vlerës në teknologjisë informatike, Programi për dhënien e provimit profesional për vlerësues të vlerës së teknologjisë informatike dhe Rregullore për vlerësim dhënien e pikëve provimit profesional të pjesës me shkrim për vlerësues nga lëmia e teknologjisë informatike.

 

Nga se përbëhet një trajnim?

Trajnimi fillestar për vlerësues organizohet për fitimin e njohurive dhe shkathtësive praktike dhe teorike, me qëllim që të krijohen kandidatë të trajnuar dhe profesionalë për dhënien e provimit profesional për vlerësues. 

Trajnimin fillestar për vlerësues e realizon Dhoma e Vlerësuesve në bashkëpunim me ministrinë përkatëse dhe nuk mund të zgjasë më shumë se 30 orë.

Pas përfundimit të trajnimit kandidati mundet ta japë provimin profesional më së voni në afat prej një viti nga përfundimi i trajnimit.

Shpallja, me të cilën ftohen të gjitha personat e interesuar të vizitojnë trajnimin, publikohet në së paku dy gazeta ditore prej të cilave njëra është në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të cilët u përkasin të gjitha komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. 

 

Cilat dokumente duhet të dorëzohen për trajnimin dhe ku?

Kandidatët të cilët janë të interesuar të vizitojnë trajnimin fillestarë për vlerësues të auotrizuar nga lëmia e TI-së duhet të parashtrojnë Kërkesë deri te arkiva e Dhomës e vlerësuesve dhe t;ia bashkangjisin kërkesës dokumentet në vijim: 

 

  1. Kërkesë
  2. Fletpagesa (formulari PP50) për pagesën e shpenzimeve e trajnim
  3. Kopje e letërnjoftimit
  4. Dëshimi për kryerjen e arsimit të lartë
  5. dëshmi për më së paku 5 vite përvojë ne lëminë e vlerësimit ose në lëminë e teknologjisë informatike.

 

Cilat dokumente duhet të dorëzohen për provimin dhe ku?

Kandidatët të cilët janë të interesuar për dhënien e provimit të parë profesional për vlerësues të autorizuar nga lëmia e TI-së duhet të parashtrojnë Kërkesën deri te arkiva e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë apo me postë në adresën: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë Bulveardi Shën Kirili dhe Metodij nr.54, Shkup, me dokumentet e bashkangjitura vijuese:

 

  1. Kërkesë,
  2. Fletëpagesë PP50,
  3. Kopje e noterizuar e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë,
  4. Kopje e noterizuar e letërnjoftimit
  5. Dëshmi për kryerjen e arsimit të lartë (diplomë me arsim të lartë të kryer katërvjeçar ose diplomë prej 300 kredive sipas sistemit evropian për transfer të kredive (SETK)), 
  6. Kopje e noterizuar e çertifikatës së përfundimit të trajnimit fillestar për vlerësues nga lëmia e vlerësimit në të cilën paraqitet provimi.

 

Sa kushton provimi?

Kompesnimi i shpenzimeve të provimit për vlerësues kushton 5.000,00 denarë. Kompensimi i shpenzimeve të provimit për vlerësues për personat që janë më shumë se 6 muaj të papunsuar kushton 1.500,00 denarë, për të cilën duhet të dorëzohet vërtetim që është i papunësuar e cila nuk duhet të jetë me vjetër se 15 ditë nga dita e publikimit të Njoftimit.

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale janë të liruar nga pagesa e shpenzimeve të provimit me dorëzimin e vërtetimit që është shfrytëzues i ndihmës sociale e cila nuk duhet ë jetë me e vjetër se 15 nga dita e publikimit të Njoftimit.
Deri më tani, kompenzimi i provimit është i përcaktuar në nivel nacional dhe për të gjitha sferat të vlerësimit.

 

Kur do të mbahet provimi profesional i rradhës?

Afati për provimin e ardhshëm, në pajtim me ligjin do të publikohen në dy gazetat ditore dhe në "web" lokacionin tonë  www.mioa.gov.mk.

 

A ka numër të kufizuar të licencave? 

Numri i kanditatëve për trajnim, kandidatët për provim dhe kërkesa për licencë nuk është i kufizuar, por ndikon në organizimin e trajnimit dhe provimit.

 

Kontakt telefoni për më tepër informata: 3200-898